Botë

India pret rezultatet e zgjedhjeve, Modi pritet të fitojë

Zgjedhjet në Indi

India ka nisur numërimin e votave pas zgjedhjeve gjashtë-javore, të cilat u cilësuan si referendum për udhëheqjen e kryeministrit në pushtet, Narenda Modi dhe pritet t’i sigurojnë atij një mandat të tretë në detyrë.

Sondazhet nga kanalet kryesore televizive të Indisë kanë parashikuar fitore për partinë nacionaliste të Modi-t, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Gati 970 milionë njerëz apo më shumë se 10% e popullsisë së botës, kishin të drejtë të votonin në këto zgjedhje dhe pjesëmarrja ishte mesatarisht 66%, sipas të dhënave zyrtare. 

Numërimi në qendrat e numërimit në 543 njësi elektorale mund të zgjasë deri në mbrëmje përpara se të shpallen rezultatet përfundimtare, megjithëse ka të ngjarë që të publikohen edhe më herët.