Analizë e AP-së për sulmin me dron në Kremlin
Hakmarrja e ashpër tashmë pritet të ndodhë, duke përfshirë kërcënimet që synojnë veçanërisht presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili mohoi ta kishte sulmuar Kremlinin.
Ashtu siç thonë zyrtarët rusë, dy dronë ukrainas fluturuan mbi qendrën e Moskës, të fshehur në errësirë, arritën te Kremlini para se të rrëzoheshin në minutën e fundit. Mirëpo janë ngritur në mal me pyetje në lidhje me këtë sulm.
Përse Kremlini njoftoi për sulmin 12 orë pasi ndodhi? Përse nuk pati asnjë raportim për shpërthimin nëpër aplikacionet e mesazheve? Përse videot e sulmit u publikuan pas njoftimit nga Kremlini? Përse nuk janë verifikuar imazhet e këtij sulmi?
Një sulm me dron në Kremlin do të ishte depërtimi më i ashpër në hapësirën ajrore ruse që kur adoleshenti gjerman Matthias Rust uli aeroplanin e tij të vogël me një motor në skajet e Sheshit të Kuq në vitin 1987. Njoftimi i sulmit - apo edhe falsifikimi i tij - rrezikon Rusinë të minojë besimin e qytetarëve të saj në deklaratat e shpeshta të shtetit rus për epërsinë ushtarake.
Për ta poshtëruar edhe më shumë, incidenti ndodhi më pak se një javë përpara Ditës së Fitores, festës kryesore ushtarake të Rusisë. Në disa nga videot e sulmit të pretenduar, mund të shihen dukshëm stendat e dekoruara dhe tribuna për paradën ushtarake rituale të ditës në Sheshin e Kuq.
Për presidentin Vladimir Putin, rrëfimi i dronëve ukrainas që arrijnë në Kremlin mund të jetë justifikim për ashpërsimin e sulmeve ndaj Ukrainës. Zyrtarët rusë pretendojnë vazhdimisht – dëshmi të përsëritura për të kundërtën – se ushtria shkon pas vetëm objektivave ushtarake.
Hakmarrja e ashpër tashmë pritet të ndodhë, duke përfshirë kërcënimet që synojnë veçanërisht presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili mohoi të kishte sulmuar Kremlinin.
“Pas aktit të sotëm terrorist, nuk ka mbetur asnjë variant tjetër përveç eliminimit fizik të Zelenskyyt dhe klikës së tij”, ka thënë ish-presidenti rus dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev.
Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Vyacheslav Volodin, krahasoi Qeverinë ukrainase me Shtetin Islamik dhe ka thënë se do të kërkojë “përdorimin e armëve të afta për ta shkatërruar atë”.
Doktrina bërthamore e Rusisë thotë se vendi mund të përdorë armë bërthamore nëse goditet nga një armë bërthamore ose nëse përballet me sulm me armë konvencionale që kërcënon “vetë ekzistencën” e shtetit rus. Perëndimi e ka akuzuar Putinin për përdorim të armëve bërthamore gjatë luftës në Ukrainë.
Por Phillips O'Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St. Andrews, minimizoi mundësinë e lidhur me sulmin e supozuar të Kremlinit.
Më herët, Rusia ka raportuar se kishte rrëzuar një dron ukrainas që synonte selinë e flotës së saj të Detit të Zi në Sevastopol në Krimenë e aneksuar nga Rusia.
Përveç kësaj, dy mbështetës të shquar të luftës së Rusisë në Ukrainë janë vrarë në vendin e tyre. Darya Dugina, komentatore me një kanal televiziv nacionalist, vdiq nga një bombë në automjetin e saj në periferi të Moskës. Për këtë sulm, zyrtarët rusë kanë fajësuar Ukrainën. Autoritetet kanë thënë se inteligjenca ukrainase qëndron pas vrasjes së blogerit të shquar pro luftës Vladlen Tatarsky, i cili u vra në prill kur shpërtheu një bombë brenda një statuje që iu dorëzua në një festë në të cilën po merrte pjesë ai.