Botë

I nxehti mbyll vendin turistik më të vizituar të Greqisë

Akropoli

Akropoli i Athinës, vendi turistik më i vizituar i Greqisë, është mbyllur për publikun të mërkurën shkaku i të nxehtit që përfshiu vendin, shkruan CNN.

Ministria e Kulturës greke ka bërë të ditur se vendi arkeologjik i listuar në UNESCO do të mbyllet nga mesdita deri në orën 17:00, me temperatura që pritet të arrijnë 43 gradë Celsius të mërkurën dhe të enjten.

Vala e parë e të nxehtit të vitit në Greqi, e goditur rregullisht nga temperaturat e larta të verës, do të arrijë kulmin gjatë këtyre dy ditëve. Ministria e ka lënë të hapur mundësinë që Akropoli të jetë i mbyllur gjatë mesditës gjatë tërë verës.

Ministria e krizës klimatike dhe mbrojtjes civile ka paralajmëruar për rrezik shumë të lartë të zjarreve në rajonin e Atikës rreth Athinës.

Shkollat ​​janë të mbyllura në disa qarqe të vendit të mërkurën dhe të enjten, përfshirë në kryeqytet, ndërsa Ministria e Punës ka këshilluar punonjësit e sektorit publik të punojnë nga shtëpia.

Akropoli u detyrua të mbyllej në korrik të vitit të kaluar gjatë një vale dyjavore të të nxehtit.

Një numër rekord prej gati katër milionë vizitorësh vizituan Akropolin vitin e kaluar.