Botë

I dyshuari në Arizonë akuzohet për sulmin e armatosur në zyrën e Partisë Demokratike

shba

Një i dyshuar për sulm të armatosur në zyrën e ekipit që e bën fushatën e Partisë Demokratike në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar dhe është akuzuar me vepra të terrorizmit, kanë thënë autoritetet.

60-vjeçari Jeffrey Michael Kelly kishte më shumë se 120 armë dhe mbi 250 mijë fishekë në shtëpinë e tij, duke përfshirë një mitraloz në veturë. Prokurorët besojnë se ai po planifikonte një ngjarje “me shumë viktima”, raporton BBC.

Askush nuk është lënduar gjatë qëllimit me armë, edhe pse sulmet kanë çuar në mbylljen e ndërtesës së fushatës në Tempe, periferi të Phoenix.

Arizona konsiderohet një nga shtetet me garën më të nxehtë në Amerikë, që mund të jetë vota vendimtare për ta caktuar fituesin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.