Botë

Hungaria dhe Sllovenia bllokojnë sanksionet e BE-së ndaj Dodikut

Milorad Dodik

Milorad Dodik

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimet rreth tensioneve në Bosnjë-Hercegovinë pas planeve të liderit serb, Milorad Dodik, që të ndajë shtetin ballkanik.

Ministrja e ri e Gjermanisë për Punët e Jashtme, Annalena Baerbock, ka bërë thirrje të hënën që BE-ja të sanksionojë Dodikun.

Ideja e sanksioneve ndaj tij është përkrahur nga shumica e shteteve anëtare të BE-së, por çfarëdo vendimi për të ndaluar udhëtimet për Dodikun duhet të ketë përkrahjen e shumicës.

Këto sanksione janë duke i kundërshtuar Hungaria dhe Sllovenia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar udhëtimet dhe kanë ngrirë asetet ndaj Dodikut. SHBA-ja ka kërcënuar me sanksione në rast se serbët e Bosnjës vazhdojnë të dobësojnë institucionet qendrore. Mirëpo edhe pas këtyre kërcënimeve, serbët e prirë nga Dodiku kanë vazhduar me planin e tyre. Gjatë javës së kaluar, Parlamenti i Republika Srpskas votoi disa hapa që do të dobësojnë autoritetin qendror të Bosnjës. Ky parlament ka votuar për tërheqjen e serbëve të Bosnjës nga ushtria boshnjake, nga shërbimet e sigurisë dhe nga sistemi i gjyqësorit. Me këta hapa Dodiku u është ofruar planeve të tij për të shkëputur gjysmën e Bosnjës dhe për t’u bashkuar me Serbinë.