Botë

HRW-ja dënon arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Ekrem Imamoglu

Ekrem Imamoglu

Foto: Associated Press

Drejtoresha e Human Rights Watch (HRW) në Turqi, Emma Sinclair Webb, ka dënuar ndalimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe të tjerëve nga bashkia e Stambollit të mërkurën, duke e quajtur atë një "shpërdorim flagrant të sistemit të drejtësisë".

Duke folur për Reuters, Sinclair-Webb i ka përshkruar ndalimet si pjesë e një "modeli të hetimeve të motivuara politikisht" që synojnë të minojnë aktivitetet e opozitës.

Ajo ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Imamoglut dhe të arrestuarve të tjerë.

Qeveria ka mohuar se ka goditur kundërshtarët e presidentit Erdogan dhe thotë se gjyqësori është i pavarur.

Lexo përditësimet tjera
Ekrem Imamoglu

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali kryesor i Erdoganit

Autoritetet turke kanë arrestuar të mërkurën kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një rival kyç i presidentit...