Botë

Houthi nis raketa balistike drejt Izraelit

Ushtarët izraelitë

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka thënë se ka ndaluar një raketë balistike të lëshuar nga grupi Houthi në Jemen – sulmi i parë i grupit pas prishjes së armëpushimit nga Izraeli.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se janë lëshuar alarmet pasi raketa ka arritur hapësirën ajrore izraelite, por se e ka shkatërruar para se të binte brenda territorit, raportoi FoxNews.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës të martën duke e prishur kështu armëpushimin.

Të paktën 404 palestinezë, gra e fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite deri tash.