Ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillarry Clinton, dhe gruaja e parë e nominuar për presidente, ka thënë se beson që Kamala Harris mund ta rrëzojë Donald Trumpin në garën presidenciale, pavarësisht “sekzismit dhe standareve të dyfishta të politikave amerikane”.
Në një kolumne të botuar në New York Times, ajo ka shkruar se e di se sa e vështirë është për gratë kandidate që të luftojë seksizmin dhe standardet e dyfishta.
“Di shumë gjëra se sa e vështirë mund të jetë për kandidatet e forta gra që të luftojnë seksizmin dhe standardet e dyfishta të politikave amerikane. Jam quajtur shtrigë, “një grua e ndyrë” dhe edhe më keq. Si kandidate, ndonjëherë i shmangesha të folurit për të bërë histori. Nuk isha e sigurt se votuesit ishin gati për këtë”, ka shkruar ajo.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit ka deklaruar se është “e entuziazmuar” për Harrisin, për të cilën tha se përfaqëson “një nisje të re” për politikat amerikane dhe e cila “ofron një vizion shpresdhënës dhe të unifikuar”.
“Ajo është e talentuar, me përvojë dhe e gatshme për t’u bërë presidente”, ka shkruar po ashtu Clinton.