Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se fjalët dhe veprat e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, janë ende inspirim.
Hill ka folur me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së ish-kryeministrit të Serbisë.
“Fjalët dhe veprimet e tij janë ende frymëzim”, ka thënë Hill, raporton “Tanjug”.
Hill ka shtuar se filmi “Kështu foli Gjingjiq”, i ka lënë mbresa të thella.
“Trishtim i madh, sigurisht, sepse atëherë kishte një situatë premtuese që u mbyll shpejt në një kohë kur përparimi mund të ishte i shpejtë. Mendoj se ishte një kohë kur mund të ishte bërë përparim”, tha Hill.
Gjingjiq u vra më 12 mars të vitit 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së Qeverisë në Beograd.
Organizatori i vrasjes Milorad Ulemek “Legija” dhe snajperisti Zvezdan Jovanoviq, janë dënuar me nga 40 vjet burgim.