Botë

Hezbollahu thotë se nuk e ka parë marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit

Mahmoud Qamati

Udhëheqësi i Hezbollahut, Mahmoud Qamati ka deklaruar se grupi nuk e ka parë ende marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit me Izraelin.

Duke folur për rrjetin e lajmeve satelitore të Katarit Al Jazeera, Qamati, nënkryetar i këshillit politik të Hezbollahut, ka thënë se grupi militant nuk e ka parë ende marrëveshjen në formën e saj përfundimtare, raporton AP. 

“Pas shqyrtimit të marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria armike, ne do të shohim nëse ka një përputhje mes asaj që kemi deklaruar dhe asaj për të cilën është rënë dakord nga zyrtarët libanezë”, ka thënë ai.

"Ne duam një fund të agresionit, sigurisht, por jo në kurriz të sovranitetit të shtetit të Libanit”, ka shtuar ai, duke iu referuar qartë këmbënguljes së Izraelit për të ruajtur të drejtën për të goditur në

Liban nëse beson se Hezbollahu është duke shkelur kushtet e marrëveshjes.

“Çdo shkelje e sovranitetit refuzohet”, është shprehur ai. 

Lexo përditësimet tjera
Liban

Netanyahu i kërkon kabinetit të tij që ta miratojë armëpushimin me Hezbollahun

Kabineti izraelit i sigurisë ka votuar të martën në favor të një marrëveshjeje armëpushimi për t'i...