Botë

Hezbollahu thotë se një sulm izraelit në Liban ia vrau tre luftëtarë

Sulmet Izrael-Hezbollah

Sulmet Izrael-Hezbollah

Foto: Associated Press

Sulmet e Izraelit në Libanin jugor kanë lënë të vdekur tre luftëtarë të Hezbollahut të mërkurën, ka bërë të ditur grupi militant.

Sulmi vdekjeprurës vjen në kohën kur i dërguari i Posaçëm i SHBA-së në Liban, Amos Hochstein, u dërgua në Liban për të provuar të qetësojë tensionet, pas një rritjeje të sulmeve ndërkufitare përgjatë kufirit jugor të Libanit, derisa Hezbollahu ka lënë të kuptohet se mund të sulmojë Haifën, qytetin e tretë më të madh të Izraelit, raporton AP.

Media shtetërore libaneze ka raportuar për disa sulme të Izraelit përgjatë kufirit dhe në një zonë në veri të qyteti Tyre, rreth 30 kilometra nga fronti. Ushtria izraelite ka thënë se dy sulme të Hezbollahut kanë dëmtuar disa vetura në veri të Izraelit. 

Hochstein, këshilltar i lartë i Bidenit është kthyer në Izrael pas disa takimeve në Liban të martën. Nuk ka pasur nga ana e tij ndonjë deklaratë nëse ka përparim lidhur me përpjekjet për ta evituar një luftë më të gjerë. 

Me ofensivën izraelite në Gaza tani në muajin e saj të nëntë, kritikat ndërkombëtare janë rritur në mënyrë të qëndrueshme për mbështetjen e SHBA-së për sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit. 

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara ka arritur në përfundimin se ekziston një "rrezik i mundshëm gjenocidi" në Gaza - një akuzë që Izraeli e mohon fuqimisht. 

Izraeli fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve, duke thënë se militantët veprojnë në mesin e popullatës.

LEXO EDHE: