Botë

Hezbollahu sulmon Izraelin, të paktën 18 të plagosur

Hezbollahu sulmon Izraelin

Sulmi i Hezbollahut/Ilustrim

Foto: Associated Press

Të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një dron nga Hezbollahu ka goditur një fshat në veri të Izraelit të mërkurën, ka bërë të ditur një spital i rajonit. 

Mes 18 të plagosurve një person është në gjendje kritike, dy në gjendje të rëndë dhe katër të plagosur mesatarisht. Njëmbëdhjetë personat e tjerë të plagosur pësuan lëndime të lehta, ka thënë një zëdhënës i Qendrës Mjekësore Galilee në qytetin verior izraelit Nahariya, raporton CNN.

Shumica u plagosën nga predha, ka thënë zëdhënësi.

Grupi militant Hezbollah i Libanit i mbështetur nga Irani ka thënë në një deklaratë të mërkurën se raketat dhe dronët e tij kanë goditur selitë e ushtrisë në veri të Izraelit, në përgjigje të vrasjes së luftëtarëve të tij të martën.