Botë

Hezbollahu do ta kuptojë mesazhin, thotë Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë të dielën se "në ditët e fundit, ne i kemi shkaktuar Hezbollahut një sekuencë goditjesh që ai nuk e imagjinonte. 

“Nëse Hezbollahu nuk e ka kuptuar mesazhin, ju premtoj, do ta kuptojë mesazhin”, është shprehur Netanyahu, raporton AP.

Hezbollahu ka lëshuar më shumë se 100 raketa në një zonë më të gjerë dhe më të thellë të Izraelit verior. Disa nga raketat ranë pranë qytetit të Haifës. 

Palët duket se po shkojnë drejt një lufte gjithëpërfshirëse pas muajsh të përshkallëzimit të tensioneve.

Breshëria e raketave gjatë natës dhe të dielën nga Libani ndezi sirenat e sulmit ajror. Kjo bëri që mijëra njerëz të kërkojnë strehim. Ushtria izraelite ka thënë se raketat ishin hedhur "në drejtim të zonave civile".

"Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur sigurinë", ka thënë Netanyahu në një videodeklaratë.