Në të kaluarën aplikimet për anëtarësim kanë zgjatur me vite, madje nganjëherë edhe me dekada. Turqia ka aplikuar në vitin 1987 dhe nuk është fare afër anëtarësimit. Katër të tjera tani janë vende kandidate, por BE-ja ka ngurruar shumë për t’u zgjeruar më tej drejt Lindjes. Ta lejosh Ukrainën t’i kalojë shtetet e tjera do ta nxiste Ballkanin Perëndimor, ku disa shtete janë në pritje.
Ani pse Rusia ka humbur ndikim dhe miqtë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik më 1989, ajo ende ka ndikim në disa nga fqinjët e saj në Evropë dhe i mban të tjerët në situatë jo të rehatshme.
Pushtimi rus i Ukrainës dhe tragjedia humanitare që ka shkaktuar këto dy javët e fundit kanë bërë që Perëndimi të protestojë në mbështetje të Ukrainës dhe ka nxitur thirrje për të rishikuar se si harta gjeopolitike e Evropës duhet të rivizatohet në të ardhmen.
Ta mendosh këtë në realitetin e vitit 2022 është shumë më vështirë sesa që duket në shikim të parë. Shtytja e Ukrainës, si vendi i dytë më i madh në Evropë, drejt Perëndimit pa pëlqimin e Moskës paraqet probleme të mëdha.
Liderët e Bashkimit Evropian do të përballen së bashku gjatë samitit (që mund të zgjasë dy ditë) në Versajë, duke filluar të enjten - të detyruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kur nënshkroi kërkesën zyrtare për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
“Bashkimi Evropian do të bëhet shumë më i fortë me ne. Kjo gjë është e sigurt”, ka thënë të martën Zelenskyy në një adresim para Parlamentin Evropian.
Duke u përmbajtur, ai ka shtuar: “Dëshmoni që jeni me ne. Dëshmoni që nuk do të na lini vetëm. Dëshmoni që me të vërtetë jeni evropianë”.
Duke komplikuar problemet e BE-së, Moldavia dhe Gjeorgjia, shtete të vogla që i frikësohen pushtimit të mundshëm rus, gjithashtu kanë kërkuar anëtarësim në bllokun evropian.
Dhuna e pushtimit rus gjithashtu i ka frikësuar edhe shtetet historikisht neutrale, Suedinë dhe Finlandën. Këto tani duan mbështetjen për t’u anëtarësuar në NATO dhe në rastin e Helsinkit duke e hequr veten nga ndikimi rus aq i rëndë saqë u bë emër politik - “Finlandizimi”.
Brenda disa ditëve njohuritë e zakonshme se kush ku përket në hartën gjeopolitike të kontinentit janë tronditur keq.
Pavarësisht tronditjeve nga kjo situatë, progresi mund të shkojë ngadalë.
Frika nga lufta e re
Shumë shtete i frikësohen një zgjerimi të menjëhershëm të bllokut dhe riformësimi i sferave tradicionale të ndikimit do ta vendoste kontinentin në prag të një lufte. Andaj nuk ka shembull më konkret sesa aspiratat e Ukrainës për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, që mund ta anojë balancën e blloqeve në Evropë.
“Së bashku me Ukrainën qëndrojmë në krahë të lirisë dhe demokracisë. Ukraina është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në ftesën për në samitin e Versajës, duke i zgjedhur fjalët me kujdes dhe duke shmangur ndonjë premtim të drejtpërdrejtë për anëtarësim.
Edhe nëse shtetet e Bashkimit Evropian e përkrahin jashtëzakonisht shumë Ukrainën, anëtarësimi i saj nuk është tjetër veçse automatike ose dëshirë në këtë fazë.
Liderët e tetë shteteve anëtare lindore zyrtarisht mbështetën Ukrainën ku njëri prej tyre, kryeministri i Estonisë, Kaja Kallas, iu drejtua Parlamentit Evropian në Strasbourg të mërkurën.
Kallas ka thënë se “nuk është vetëm interesi ynë për ta anëtarësuar Ukrainën, është detyra jonë morale për ta bërë. Ukraina nuk po lufton vetëm për veten, por edhe për Evropën. Nëse jo tani, atëherë kur?”.
Qëndrimi i Holandës
Për t’u pranuar, të anëtarësuarit e mundshëm gjithashtu do të duhej t’i pranonin të gjitha rregulloret e BE-së, duke filluar nga parimet e sundimit të ligjit e deri te standardet e tregtisë dhe të plehrave - rreth 80.000 faqe me rregulla. Gjatë viteve të kaluara BE-ja ka theksuar që masat kundër korrupsionit në Ukrainë ende nuk janë në nivel
Por në të njëjtën kohë, të mërkurën në Paris, kryeministri i Holandës, Mark Rutte, e bëri të qartë - jo tani. Pas adresimit emocional të Zelenskyyt javën e kaluar, Rutte bisedoi me atë në telefon të martën.
“I thashë: ‘E kuptoj qëllimin tuaj, por nuk mund të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër kohore, sepse është proces i tërë që zgjat me vite. Andaj, të shohim se çka mund të bëjmë tani e nesër, javën ose muajin e ardhshëm’”.
Ai ka shtuar se mundësia për anëtarësimin e Moldavisë dhe Gjeorgjisë mund të shtyhet më shumë, sepse nuk po përballen me kërcënime të menjëhershme si Ukraina.
Në draft-deklaratën përmbyllëse të Samitit të Versajës në Rusi, parë nga ‘Associated Press’, liderët “ftuan Komisionin (ekzekutiv të Evropës) t’i paraqesin mendimet në këtë aplikim. Në pritje të një përgjigjeje dhe pa vonesë, ne do t’i forcojmë më tej lidhjet tona dhe partneritetin tonë”. Siç shihet, po anonte më shumë nga Rutte sesa ajo që dëshiron Kallas.
“Duhet të bësh kujdes, sepse është proces burokratik dhe i lodhshëm”, ka thënë Rutte në një debat në Universitetin e Shkencave të Parisit. “Po. Ka shumë pyetje që duhet përgjigjur. Do të duhen shumë vjet”. Shpejt mund të ketë pasoja politike në Versajë.
“Diskutimi për anëtarësimin e Ukrainës në BE lehtë mund të bëhet temë ‘e nxehtë’, duke iu ofruar euroskeptikëve mundësi të përsosur që t’i frikësojnë votuesit”, ka thënë Pawel Zerka nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.
Në të kaluarën aplikimet për anëtarësim kanë zgjatur me vite, madje nganjëherë edhe me dekada. Turqia ka aplikuar në vitin 1987 dhe nuk është fare afër anëtarësimit. Katër të tjera tani janë vende kandidate, por BE-ja ka ngurruar shumë për t’u zgjeruar më tej drejt Lindjes. Ta lejosh Ukrainën t’i kalojë shtetet e tjera do ta nxiste Ballkanin Perëndimor, ku disa shtete janë në pritje.
Për t’u pranuar, të anëtarësuarit e mundshëm gjithashtu do të duhej t’i pranonin të gjitha rregulloret e BE-së, duke filluar nga parimet e sundimit të ligjit e deri te standardet e tregtisë dhe të plehrave - rreth 80.000 faqe me rregulla. Gjatë viteve të kaluara BE-ja ka theksuar që masat kundër korrupsionit në Ukrainë ende nuk janë në nivel.
Në përfundim, çdo kandidat ka nevojë për miratimin unanim të anëtarëve aktualë, shpesh duke e lejuar një shtet të vendosë për fatin e gjithë procesit.
Anëtarësimi në NATO
Për dallim, një hap drejt anëtarësimit në NATO do të ishte më lehtë, sidomos për shtetet si Suedia dhe Finlanda, pasi që të dyja këto kanë bashkëpunim të ngushtë me aleancën ushtarake.
Megjithatë një hap i tillë zyrtar do ta ngjallte zemërimin e Moskës dhe do të shihej si lojë fuqie gjeopolitike.
“Është e qartë që nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, që është një organizatë ushtarake, do të sjellë pasoja të rënda ushtarako-politike, që do të kërkonin hapa hakmarrëse nga Federata Ruse”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Por, në njëfarë mënyre, ai neutralitet nordik tashmë mund të jetë duke rënë.
“Suedia dhe Finlanda i kanë dhënë fund neutralitetit të tyre duke i dërguar Ukrainës ndihmë ushtarake (ndihmë vdekjeprurëse nga ana e Suedisë)”, ka thënë Ed Arnold nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara.
Përktheu: Shukrie Sadiku