Botë

Harrisi u drejtohet sonte demokratëve në fjalimin më të madh përpara zgjedhjeve

Kamala Harris

Kamala Harris

Foto: Associated Press

Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të mbajë fjalimin më të madh të jetës së saj, në natën e fundit të Konventës Kombëtare Demokratike, që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, në Çikago.

Harris do ta pranojë zyrtarisht nominimin e partisë së saj, pas një thirrjeje ceremoniale në fillim të javës, gjatë së cilës delegatët e shtetit konfirmuan mbështetjen e tyre, raporton BBC.

Kandidati i saj për zëvendëspresident, Tim Walz ka folur të mërkurën mbrëma.

Konventat politike të SHBA-së, të cilat zhvillohen çdo katër vjet përpara zgjedhjeve presidenciale, datojnë në vitet 1830, kur një grup delegatësh demokratë që mbështesnin presidentin Andrew Jackson u mblodhën për ta emëruar atë për një mandat të dytë.

Harris u bë kandidatja demokrate pasi presidenti, Joe Biden u tërhoq dhe i dha asaj mbështetjen e tij, pas disa javësh presioni nga anëtarët e partisë.

Guvernatori i Miçiganit, Gretchen Whitmer dhe Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper pritet gjithashtu të flasin të enjten.