“Morning Consult” ka dalë me një nga sondazhet e para që kur presidenti, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje dhe në vendin e tij pritet të vendoset zëvendëspresidentja, Kamala Harris.
Sondazhi tregon se Kamala Harris ka më shumë mbështetje kundrejt Donald Trumpit, sesa presidenti, Joe Biden, raporton The Guardian.
Sipas sondazhit, republikani megjithatë ka avantazhin.
Hulumtimi i “Morning Consult” zbuloi se Trumpi ka 47% mbështetje ndaj Harrisit e cila ka 45%, një hendek prej vetëm dy pikë përqindjeje. Bideni pasonte Trumpin me gjashtë pikë më pak në një sondazh të mëparshëm.
Fushata e Harrisit duket se u ka dhënë demokratëve një shkëndijë entuziazmi, me 27% prej tyre që thonë se janë "shumë më të motivuar" për të marrë pjesë në procesin politik, krahasuar me 24% të republikanëve. Hendeku prej tre përqindësh midis dy partive është i krahasueshëm me hendekun në zgjedhjet e vitit 2020, vëren “Morning Consult”.
Ndërkohë, për ata që kanë dilema nëse Harrisi është kandidatja më e mirë që demokratët mund të zgjedhin, sondazhet zbuluan se ajo performon më mirë kundër Trumpit nga 10 kandidatët e anketuar.
LEXO EDHE: