Botë

Harrisi e Trumpi “kokë më kokë” në shtetet e papërcaktuara

Kamala Harris & Donald Trump

Zëvendëspresidentja demokrate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris dhe ish-presidenti republikan Donald Trump gëzojnë mbështetje të barabartë në shtatë shtete kryesore federale që mund të vendosin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor, sipas një sondazhi të Wall Street Journal.

Sipas sondazhit, Harrisi ka epërsi margjinale prej dy pikë përqindjeje në Arizona, Georgia dhe Michigan, ndërsa Trumpi kryeson me gjashtë pikë përqindje në Nevada dhe një në Pensilvani. Janë të barabartë në Karolinën e Veriut dhe Wisconsin. Këto shtete pritet edhe të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i radhës i SHBA-së.

Sondazhi me 600 anketues u krye midis 28 shtatorit dhe 8 tetorit me mundësi gabimi prej katër pikë përqindjeje në secilin shtet.

Rezultatet përputhen me sondazhet e tjera parazgjedhore që parashikojnë garë të ngushtë përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, pasi votuesit amerikanë shqetësohen për çështje si ekonomia, migrimi, të drejtat e grave dhe vlerat demokratike.

Një sondazh i Reuters/Ipsos këtë javë parashikoi garë të ngushtë mes dy kandidatëve. Harrisi është vetëm një pikë përpara Trumpit, sipas këtij sondazhi.