Donald Trump dhe Kamala Harris po bëjnë mesazhet e tyre mbyllëse për votuesit në ditën e tyre të fundit të fushatës përpara se Amerika të vendosë për presidentin e saj të ardhshëm.
Të dy kandidatët janë duke nxituar për tubime nëpër shtetet vendimtare të zgjedhjeve. Teksa kandidatja demokrate, Kamala Harris parashihet të bëjë fushatë në Pensilvani të hënën, Trumpi po ashtu do të mbajë tubim në Pensilvani dhe në Michigan e në Karolinën e Veriut.
Të dielën, Harris u zotua të bënte gjithçka për t'i dhënë fund luftës në Gaza, ndërsa Trumpi bëri pretendime, pa dhënë asnjë provë, për mashtrime zgjedhore në Pensilvani.
Sondazhet thonë se gara është ende jashtëzakonisht e ngushtë dhe më shumë se 75 milionë njerëz kanë votuar tashmë.
LEXO EDHE: