Botë

Hamasi po shqyrton një propozim të Izraelit për armëpushim

Zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al-Hayya

Hamasi ka thënë të shtunën se po e shqyrton një propozim të ri nga Izraeli për armëpushim në Gaza.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al-Hayya, ka thënë se grupi militant po shqyrton propozimin e Izraelin dhe “pas kompletimit të studimit të tij, do ta japë përgjigjen”, raportoi AP. 

Ai nuk ka dhënë detaje për ofertën nga pala izraelite, por ka shtuar se ishte në përgjigje të një propozimi të Hamasit i para dy jave. Negociatorët në fillim të muajit vunë një propozim armëpushimi gjashtëjavor, duke kërkuar edhe lirimin e 40 civilëve që mbahen në shkëmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur në Izrael. 

Deklarata e Hamasit erdhi disa orë pasi një delegacion i Egjiptit kreu një vizitë në Izrael ku diskutoi “vizionin e ri” për armëpushim të gjatë në Gaza, ka thënë një zyrtar egjiptian.