Botë

Tri pengjet izraelite në “gjendje të qëndrueshme”

Gaza

Tri gratë izraelite që u liruan nga Hamasi “janë në gjendje të qëndrueshme” dhe do të monitorohen për disa ditë, ka njoftuar Qendra Mjekësore Sheba në Tel Aviv, raportoi të dielën BBC-ja.

Itai Pessach, zyrtar i spitalit, ka thënë se do të duhen disa ditë për t’ua përcjell gjendjen dhe të përfundohen ekzaminimet e nevojshme.

“Jam i lumtur të raportoj se ato janë në gjendje të mirë. Kjo na lehtëson neve dhe të përqendrohemi në ribashkimin me familjet. Ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë...Kjo do të marrë disa ditë kohë derisa të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme dhe të trajtojmë gjithçka që ka”, ka thënë ai.


Zjarre në Bregun Perëndimor derisa pritet lirimi i pengjeve

Derisa turma të njerëzve po presin lirimin e pengjeve, në Beitunia të Bregut Perëndimor kanë shpërthyer zjarre nga protestuesit.

Ende po pritet që Izraeli t'i lirojë 90 të burgosur palestinezë në këmbim të pengjeve izraelite.

Shumë protestues po krijojnë bllokada në rrugë, e disa të mbështjell me flamurin e Palestinës po ndezin zjarre.


Hamasi paralajmëron Izraelin: Shkelja e armëpushimit do të ndikojë në sigurinë e pengjeve

Grupi i armatosur i Hamasit ka thënë se do të jetë i përkushtuar për armëpushim në rast se edhe pala izraelite është e tillë.

Abu Obaida, zëdhënës i grupit, ka thënë se pengjet do të mbahen të sigurt deri në momentin e lirimit, por kjo varet nga angazhimi i armikut ndaj armëpushimit, ka raportuar C

Hamasi ka paralajmëruar se nëse Izraeli shkel marrëveshjen “mund të rrezikojë angazhimin dhe aftësinë për shkëmbim dhe kjo do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në sigurinë e robërve”.

Turma njerëzish janë mbledhur rreth burgut Ofer në Bregun Perëndimor ku po presin lirimin e pengjeve palestineze. Edhe Ekipet e Kryqit të Kuq janë aty.

Ministria e Jashtme e Egjiptit ka thënë se 1890 të burgosur palestinezë do të lirohen në fazën e parë të armëpushimit, në këmbim të 33 pengjeve izraelitë të kapur nga Hamasi.

“Ju premtoj. Do t'i kthejmë të gjithë në shtëpi”, ka deklaruar gjatë së dielës kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu për pengjet.