Botë

Hamasi konfirmon vdekjen e liderit

Yahya Sinwar

Një zyrtar i Hamasit e ka konfirmuar vdekjen e liderit të grupit, Yahya Sinwar.

Khalil al-Hayya ka thënë se Sinwar ka vdekur në luftime, raportoi BBC. 

Al-Hayya ka thënë se grupi do të vazhdojë rrugën drejt përmbushjes së ambicieve të palestinezëve, duke theksuar se vdekja e Sinwarit vetëm do ta fuqizojë grupin.

Ai ka shtuar se pengjet izraelite nuk do të kthehen deri kur agresioni në Gaza të përfundojë dhe të ketë tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës.

Vrasja e Sinwarit nga forcat izraelite është një kthesë dramatike në luftën brutale njëvjeçare në Gaza. Sinwar vlerësohet se ishte arkitekti i sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar në jug të Izraelit gjatë të cilit u vranë 1200 persona e u morën afro 250 pengje. Ai sulm ishte fillimi i luftës në Gaza e që tash është shtrirë edhe në Liban.