Kryetari i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, u befasua për keq në një vizitë që pati në një kopsht fëmijësh në Bosnje.
Ai u prit me thirrjet “hajn, hajn” nga fëmijët, shkruan “Klix”.
Videoja është transmetuar drejtpërdrejt në profilin zyrtar të Dodikut në Instagram. Por më pas është fshirë, për shkak të thirrjeve të vazhdueshme “hajn, hajn”.
Ai shoqërohej nga anëtarja e Kryesisë së Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, e cila përpiqej ta tërhiqte vëmendjen duke folur me fëmijët.
“A jeni regjistruar akoma në kopsht? Po? Po?" - përsëriti disa herë Cvijanoviqi në përpjekje për të larguar vëmendjen nga thirrjet ndaj Dodikut.
Ky nuk është rasti i parë në të cilin publiku, duke përfshirë edhe më të rinjtë, kritikojnë presidentin e etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës.
VIDEO:
Joj malog???
— Vanzemoljac Inc. (@MoljacU) October 27, 2023
Kaže dodicku
“Jeeeeees lopov”
??? pic.twitter.com/9lUpBjqtoP