Botë

Hahn konfirmon se raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor publikohen pas zgjedhjeve

Foto: Koha/Driton Paçarada

Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka konfirmuar raportimet se raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të publikohen në prill për shkak të zgjedhjeve evropiane.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me Millorad Dodik, Hahn ka theksuar se qëllimi është që raportet të “diskutohen tërësisht”.

“Në këtë pikëpamje tentojmë t’i shmangim të gjitha pengesat e mundshme që do të mund ta vështirësojë debatin objektiv, neutral, të mos preket nga zgjedhjet në BE. Mendojmë të jetë më vonë nga e zakonshmja që të mundësojmë që debati për rezultatet e ndryshme për zgjerim, debat i bazuar në fakte”, deklaroi Hahn.

Me muaj tashmë po spekulohet se për shkak të ndjeshmërisë së këtyre zgjedhjeve parlamentare në BE, raportet do të mund të shtyhen deri në javën e parë pas zgjedhjeve, gjegjësisht javën e parë të qershorit, që do të mundësonte që deri në Këshillin e qershorit të aprovohen konkluzionet e Komisionit Evropian nga ana e vendeve anëtare. Por, komisari evropian nuk e ka përjashtuar mundësinë që raportet të publikohen edhe më vonë.

“Në çdo rast do të publikohen para inaugurimit të parlamentit të ri evropian”, tha Hahn.

Sipas kalendarit të KE-së përbërja e re duhet të inaugurohet më 2 korrik, pasi që do të përfundojnë negociatat e partive politike.

Maqedonia dhe Shqipëria presion sivjet që vendet anëtare të aprovojnë datë për negociata me BE-në. Takimi i liderëve të BE-së në të cilin do të mund të vendoset për datat është caktuar për më 20 dhe 21 qershor, ashtu që mbetet e pasigurt nëse raporti të publikohet ara kësaj, apo vendimi do të shtyhet për në vjeshtë.