Botë

Guterres vazhdon turneun në Azinë Qendrore, viziton Turkmenistanin

Antonio Guterres

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mbërritur në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat, të shtunën, për të vazhduar turneun e tij në vendet e Azisë Qendrore. 

Guterres është pritur nga Kryetari i Këshillit Popullor të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov.

Shefi i OKB-së pritet të takohet më vonë me presidentin, Serdar Berdymukhamedov.

Guterres do të vizitojë gjithashtu Qendrën Rajonale të OKB-së për Diplomaci në Azinë Qendrore dhe Zyrën e Përfaqësuesit të OKB-së gjatë udhëtimit.

Guterres deri tani ka vizituar Kazakistanin dhe Taxhikistanin si pjesë e turneut të tij në rajon, raporton “Associated Press”.