Punëtorët e transportit kanë bllokuar shinat e stacionit të trenave në Paris si pjesë e grevës kundër reformës pensionale.
Anëtarët e sindikatave të punëtorëve kanë marshuar nëpër shina dhe kanë valuar flamuj të ndryshëm.
Sindikatat e punës në Francë pritet të organizojnë protestat masive qëkur presidenti Emmanuel Macron miratoi ligjin që ngrit moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet.
Protestuesit gjithashtu kanë bllokuar stacionet e autobusëve, aeroportin e Parisit dhe rafineritë e naftës.
Trenat e shpejtë në qytetet kryesore të Francës kanë pasur vonesa të enjten, ndërkaq 30 për qind e fluturimeve nga aeroporti janë anuluar.
Që prej muajit janar francezët janë në protestë kundër reformës pensionale.
Presidenti Macron ka insistuar se ligji do të hyjë në funksion nga fundi i vitit.