Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut ka mbajtur në fuqi vendimin për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol, duke i dhënë fund situatës disa muajshe të trazirave politike që pasi ai pati shpallur ligjin ushtarak në dhjetor. Sipas vendimit, Yoon tani duhet të largohet zyrtarisht nga posti dhe i hapet rrugë mbajtjeve të zgjedhjeve të reja.
Parlamenti jugkorean pati votuar në dhjetor pro shkarkimit të presidentit. Por, është dashur që sipas procedurave të jepet edhe vendimi i gjykatës, që tani nënkupton largimin e tij të menjëhershëm, raportoi CNN.
Yoon pati shkelur procedurën formale të shpalljes së ligjit ushtarak dhe shpallja e tij ishte jokushtetuese pasi nuk kishte krizë të rëndë kombëtare në atë kohë që mund ta justifikonte vendimin e presidentit, ka thënë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Moon Hyung-bae.
Në një proces tjetër gjyqësor, Yoon qe arrestuar në janar për kryengritje, por ishte liruar në mars, ndërsa akuzat ndaj tij ende qëndrojnë.
Yoon falënderoi mbështetësit e tij teksa tha se ishte nder të shërbente si lider i tyre dhe se i kërkon “falje që nuk munda t’i përmbush pritshmëritë tuaja”.