Një gjykatë rumune ka vendosur të martën të heqë një pjesë të provave të mbledhura kundër influencerit, Andrew Tate në rastin e trafikimit të qenieve njerëzore, raporton Reuters.
Gjykata gjithashtu u ka dhënë prokurorëve pesë ditë kohë për të vendosur nëse duan ta vazhdojnë gjyqin ose ta tërëheqin rastin.
Tate është paditur në mesin e vitit 2023, së bashku me vëllain e tij, Tristan dhe dy gra të dyshuara rumune për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave, akuza që ata i kanë mohuar.