Botë

Gjykata rumune vendos për Andrew Tatein

Influencuesi Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt pasi një gjykatë rumune zgjati ndalimin e tyre policor.

Dyshja po hetohen mbi akuzat për sulme seksuale dhe shfrytëzim, dhe një gjykatës ka vendosur që ata do të mbahen në burg edhe për 30 ditë të tjera, derisa policia të ndërtojë çështjen e tyre.

Arsyet për këtë zgjatje do të jepen me një deklaratë me shkrim më vonë.

Tate dhe vëllai i tij mohojnë akuzat kundër tyre.

Andrew Tate, një ish-kikboksier, ka miliona ndjekës në internet pavarësisht se është i ndaluar nga faqet përfshirë TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube për komente mizogjene.