Botë

Gjykata gjermane insiston që 100-vjeçari që punonte roje në kampin nazist të gjykohet

Ish-kampi nazist Sachsenhausen

Ish-kampi nazist Sachsenhausen

Autoritetet gjermane po bëjnë presion që një ish-roje e kampit nazist, 100 vjeç, të përballet me gjyq pothuajse 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata më e lartë rajonale e Frankfurtit ka thënë se ka anuluar një vendim të një gjykate, sipas së cilit i dyshuari nuk konsiderohej të ishte në gjendje për t’u gjykuar, raportoi Guardian.

I dyshuari ishte akuzuar vitin e kaluar për ndihmë në vrasje në 3,322 raste ndërsa punonte në kampin e përqendrimit Sachsenhausen afër Berlinit mes viteve 1943-1945.

Megjithatë, një ekspert përcaktoi në shkurt se ai nuk ishte në gjendje të dilte në gjyq për shkak të gjendjes fizike dhe mendore dhe gjykata në Hanau vendosi të mos niste procedurat kundër tij.

Gjykata e Frankfurtit gjeti se vendimi i ekspertit nuk ishte i bazuar në fakte të mjaftueshme.

Mbi 200,000 njerëz, përfshirë hebrenj, Romë, kundërshtarë të regjimit dhe homoseksualë, mbaheshin në kampin Sachsenhausen mes viteve 1936-1945. Dhjetëra mijëra kanë vdekur aty.