Botë

Gjykata franceze jep sot verdiktin për 51 burra në rastin e përdhunimit të Gisele Pelicot

Gisele Pelicot

Gisele Pelicot

Foto: Associated Press

Gjyqtarët në qytetin francez të Avignon do të japin të enjten verdikte për 51 burra në një rast masiv gjyqësor për përdhunim që e ka kthyer një grua 72-vjeçare në një ikonë feministe.

Për gati një dekadë, Gisele Pelicot u drogua nga ish-bashkëshorti i saj Dominique, i cili më pas ftoi dhjetëra burra që ai kishte rekrutuar në internet për të kryer marrëdhënie seksuale me të në shtratin e saj në shtëpi, ndërsa ajo ishte pa ndjenja dhe pa vetëdije, raporton BBC.

Ishte vendimi i saj për të hequr dorë nga anonimiteti dhe për ta hedhur në gjyq rastin, sipas fjalëve të saj.

Megjithëse Dominique Pelicot pranon akuzat kundër tij, shumica e burrave të tjerë në gjyq mohojnë se ajo që ata bënë ishte përdhunim.

Prokurorët kanë kërkuar dënime me burgim që variojnë nga katër vjet deri në 20 vjet, dënimi maksimal për akuzën e përdhunimit të rëndë.

Një nga të pandehurit, i cili ka pranuar akuzat, ka thënë se gjykimi ka qenë i nxituar dhe i “dështuar”.

LEXO EDHE:

Dominique Pelicot dënohet me 20 vjet burgim

3 muaj më parë / 19 dhj 2024 10:19 Nga: Flutura Gashi-Mehmeti
Gisele Pelicot

Photo: Associated Press

Ish-bashkëshorti i Gisele, Dominique Pelicot, është dënuar me 20 vjet burgim nga një gjykatë franceze të enjten.

Bashkë me të janë shpallur fajtor për përdhunim të rëndë edhe 50 persona të tjerë, raporton BBC.

Ndërkaq, Jean-Pierre Marechal është dënuar me 12 vjet. Prokurorët kishin kërkuar 17 vjet burgim për të. Ai është shpallur fajtor për tentativë përdhunimi dhe përdhunim të rëndë po ashtu të gruas së tij, si dhe për drogimin e saj.

Për gati një dekadë, Gisele Pelicot u drogua nga ish-bashkëshorti i saj Dominique, i cili më pas ftoi dhjetëra burra që ai kishte rekrutuar në internet për të kryer marrëdhënie seksuale me të në shtratin e saj në shtëpi, ndërsa ajo ishte pa ndjenja dhe pa vetëdije.

Ish-bashkëshorti i Gisele Pelicot shpallet fajtor për përdhunim të rëndë

3 muaj më parë / 19 dhj 2024 09:55
Gisele

Photo: Associated Press

Dominique Pelicot, ish-bashkëshorti i Gisele Pelicot, është shpallur fajtor për përdhunim të rëndë.

Ai është shpallur gjithashtu fajtor për tentativën për përdhunim të rëndë të gruas së një prej të bashkë-akuzuarve, Jean Pierre Marechal, Cillia, dhe marrjen e imazheve të pahijshme të vajzës së tij, Caroline, dhe nuseve të djemve të tij, Aurore dhe Celine.

Jean-Pierre Marechal është njeriu i dytë që është shpallur po ashtu fajtor për përdhunim të rëndë të gruas së tij, si dhe për drogimin e saj. 63-vjeçari më herët e kishte pranuar se kishte ndjekur rrugën e Dominique Pelicot, duke droguar gruan e tij për pesë vjet, duke e përdhunuar atë dhe duke ftuar Dominique që ta përdhunonte gjithashtu. 

Ai kishte deklaruar se ajo që i bëri gruas së tij ishte "mizore", duke e pranuar se ishte përdhunues

Fajtor në këtë rast janë shpallur edhe 50 burra të tjerë.

Përpara verdikteve, burrave të akuzuar së bashku me Dominique Pelicot u është dhënë mundësia të bënin deklaratat përfundimtare të hënën. Rreth gjysma e tyre kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar.

Ndërkaq, rreth 15 prej tyre i kanë kërkuar falje Gisele Pelicot.