Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj

Kufiri Gjermani-Poloni

Foto: Associated Press

Gjermania do të zgjasë kontrollet në kufijtë e saj edhe për gjashtë muaj të tjerë përtej 15 marsit, për shkak të situatës së vazhdueshme të sigurisë, ka bërë të ditur të hënën ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt për gazetën Bild.

Njoftimi përkatës po i dërgohet aktualisht Komisionit Evropian, ka raportuar gazeta duke cituar burime në qeveri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ne po zgjerojmë kontrollet në kufijtë me vendet tona fqinje - kontrollet kufitare janë një element i riorganizimit tonë të politikës së migracionit në Gjermani”, ka cituar Bild të ketë thënë Dobrindt.