Botë

Gjeorgjia pretendon se ka zbuluar komplot për ta përmbysur me dhunë qeverinë

Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministri gjeorgjian që ishte objektiv i komplotit të pretenduara

Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministri gjeorgjian që ishte objektiv i komplotit të pretenduara

Shërbimet e Sigurisë të Gjeorgjisë pretendojnë se kanë zbuluar komplotin që synonte vrasjen e zyrtarëve të lartë në partinë në pushtet të Gjeorgjisë, mes shqetësimeve në rritje për të ardhmen e demokracisë në vendin e Kaukazit Jugor.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Gjeorgjisë ka thënë se ka hapur hetim për “përgatitjen e një sulmi terrorist dhe komplot për ta përmbysur qeverinë e shtetit”.

Plani, sipas Shërbimit të Sigurimit, ishte hartuar nga ish-zyrtarë të qeverisë, me gjasë duke iu referuar atyre që shërbyen nën qeverinë e mëparshme.

Sipas agjencisë, objektiv ishte Bidzina Ivanishvili, manjati miliarder dhe ish-kryeministër që themeloi partinë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”.

Disa gjeorgjianë që kishin udhëtuar në Ukrainë për të luftuar me forcat e armatosura dhe për të mbrojtur vendin kundër pushtimit të Rusisë janë arrestuar për t'u marrë në pyetje si pjesë e hetimit, njoftuan mediat lokale. Mediat pro-qeveritare, ndërkohë, kanë thënë se çështja ligjore është në vazhdim, pa paraqitur prova për akuzat.

Qeveria e konfliktuar e “Ëndrrës Gjeorgjiane” është përballur me akuza se po zmbraps të drejtat e njeriut dhe liritë politike, duke futur një ligj të ri të stilit rus që do t'i cilësojë OJQ-të e mbështetura nga Perëndimi si “agjentë të huaj”. Pati protesta të konsiderueshme, por u shuan me dhunë.

Kandidatura e vendit për në BE është ngrirë si rezultat i këtyre veprimeve.

Gjeorgjia do të mbajë zgjedhjet parlamentare në tetor. Vetë Ivanishvili është zotuar të ndëshkojë opozitën dhe e ka ndërtuar fushatën rreth retorikës anti-perëndimore e anti-LGBTQ+.