Botë

Gjendet një trup i pajetë te rrotat e aeroplanit që udhëtoi nga Afrika në Britani

Trupi i pajetë i një burri është gjetur në pjesën e rrotave të një aeroplani, në aeroportin “Gatwick” të Britanisë së Madhe.

I ndjeri besohet të ketë udhëtuar nga kryeqyteti i Gambisë, Banjul, shtet ky që ndodhet në Afrikën Perëndimore, për në aeroportin në Sussexin Perëndimor, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Policia e Susexxit ka deklaruar se trupi është zbuluar në aeroport rreth orës 04:00 sipas kohës lokale, më 7 dhjetor.

Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se ky është një lajm i tmerrshëm, duke i shprehur ngushëllime familjarëve.

Sipas raporteve zyrtare, udhëtimi nga Gambia për në Britani ka 4,444 km gjatësi dhe një kohëzgjatje prej rreth gjashtë orësh e gjysmë.

Në vitet e fundit ka pasur disa raste të personave të arratisur që janë gjetur të vdekur në Britani.