Botë

Gjendet i vdekur ylli i TikTokut, Cooper Noriega

Cooper Noriega, një yll i TikTokut me më shumë se 1.7 milionë ndjekës në aplikacion, ka vdekur në moshën 19-vjeçare, shkruan Sky News.

Ai u gjet i vdekur në Kaliforni, në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur dhe çështja është ende nën hetim.

Noriega kishte bërë disa video në lidhje me betejat e tij me shëndetin mendor dhe varësinë.

Të dielën e kaluar ai njoftoi se po krijonte një grup për njerëzit që të flisnin për përvojat e tyre me shëndetin mendor në platformën e mesazheve Discord.