Botë

Gjenden tre trupa në Meksikë gjatë kërkimit për tre turistë të zhdukur

Turistët e zhdukur

Turistët e zhdukur

Foto: Associated Press

Autoritetet meksikane kanë gjetur tre trupa në një zonë në Baja Kalifornia, ku ishin zhdukur dy vëllezër australianë dhe një amerikan.

FBI-ja ka thënë se trupa janë gjetur në qytetin Santo Tomas dhe ende nuk janë identifikuar, raporton BBC.

Jake 30 vjeç dhe Callum Robinson, 33 vjeç nga Perth, dhe amerikani Jack Carter Rhoad 30 vjeç, po bënin pushime sërfingu afër qytetit të popullarizuar të turizmit, Endenada. Ata ishin zhdukur më 27 prill.

Policia meksikane ka marrë në pyetje të enjten një grua dhe dy burra, në lidhje me zhdukjen e tyre.

Testi i forenzikës së trupave do të kryhet nga një laborator i shtetit për t’u bërë identifikimi, ka thënë zyra e Prokurorit e Baja Kalifornia.

Më herët ishin gjetur tenda të braktisura, një kamionçinë e bardhë e djegur dhe një telefon që lidhej me turistët e zhdukur.

Baja Kalifornia është një prej shteteve më të dhunshme në Meksikë, ndërsa bandat lokale të drogës bëjnë luftëra në terren.

Por kushtet e sërfit në Ensenada - 90 minuta në jug të kufirit SHBA-Meksikë, kanë tërhequr prej kohësh turistë nga Kalifornia.