Një kërkim është duke u zhvilluar nga autoritetet në Gjermaninë perëndimore pasi tre trupa janë gjetur në një ndërtesë banimi në Weitefeld, në rajonin Westerwald.
I dyshuari për rastin është larguar nga vendi i ngjarjes kur oficerët arritën dhe është në arrati, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë për agjencinë gjermane të shtypit, raporton BBC.
Policia ka këshilluar banorët në zonën përreth që të qëndrojnë në shtëpi raportojnë mediat lokale.
Detaje për të vrarët nuk janë bërë të ditura.
Gazeta gjermane “Bild” raporton se një forcë speciale dhe një helikopter policie janë në vendngjarje.
Qyteti është rrethuar plotësisht dhe po kontrollohen automjetet që hyjnë dhe dalin.
Mediat lokale raportojnë se policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një shtëpi teksa tri viktimat përfshijnë dy burra dhe një grua.
Weitefeld është shtëpia e rreth 2200 njerëzve.