Pesë persona janë gjetur të gjallë një ditë pasi një jaht turistik është përmbysur në Detin e Kuq, ka bërë të ditur guvernatori lokal i Egjiptit.
Përveç atyre që janë gjetur të gjallë, janë gjetur edhe katër trupa, raporton BBC.
Në jahtin turistik "Sea Story" ndodheshin 44 persona për një udhëtim zhytjeje kur ai u mbyt.
33 janë shpëtuar dhe shtatë janë ende të zhdukur, duke përfshirë dy britanikë.
“Sea Story” është larguar nga porti të dielën për një udhëtim pesë-ditor.
LEXO EDHE: