Trupat e dy prej tre personave të cilët u zhdukën si pasojë e një përmbytje lumi pranë Udine, në Italinë verilindore, u gjetën të dielën, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, trupat u gjetën përgjatë brigjeve të lumit Natisone, njëri 700 metra nga shtrati i lumit dhe tjetri rreth një kilometër më larg, raporton AP.
Trupat u identifikuar nga zjarrfikësit dhe vullnetarët e mbrojtjes civile, derisa operacionet e rikuperimit po vazhdojnë.
Trupat u gjetën jo shumë larg urës Romano, ku ata ishin parë për herë të fundit tre ditë më parë.
Vullnetarët e mbrojtjes civile dhe më shumë se 40 zjarrfikës, duke përfshirë zhytës, shpëtimtarë të lumenjve, dronë, topografë dhe një helikopter, u përfshinë në kërkimin e dy grave, Patrizia Cormos, 20, dhe Bianca Doros, 23, dhe një burri, Cristian Casian Molnar, 25.
Zjarrfikësit kryen kërkime ajrore me dronë dhe operacione tokësore me ekspertë të shpëtimit të lumenjve.