Botë

Gjenden dy trupa gjatë kërkimit për gjashtë të zhdukurit nga fundosja e jahtit në Sicili

Sicili

Sicili

Foto: Associated Press

Zhytësit italianë të shpëtimit kanë gjetur dy trupa brenda jahtit luksoz të fundosur “Bayesian” raporton Reuters duke cituar një burim.

Gjashtë persona janë raportuar të zhdukur herët të hënën, kur super jahti me flamur britanik, në të cilin ndodheshin edhe disa sipërmarrës të njohur, u përmbyt për shkak të një stuhie në brigjet e Sicilisë.

Personat që janë raportuar të zhdukur janë sipërmarrësi i teknologjisë, Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare, Hannah Lynch, kryetari joekzekutiv i bankës “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer, gruaja e tij, Judy Bloomer, avokati Chris Morvillo dhe gruaja e tij, Neda Morvillo.

Trupi i një burri, për të cilin raportohet se është shefi i varkës, Recaldo Thomas, është nxjerrë nga uji të hënën.

LEXO EDHE:

 

Shkon në katër numri i trupave të gjetur nga fundosja e jahtit në Sicili

7 muaj më parë / 21 gus 2024 19:16
Foto; Reuters

Ka shkuar në katër numri i trupave të gjetur brenda jahtit luksoz të fundosur “Bayesian” në Itali, Sicili të Italisë, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Kërkimet janë duke vazhduar edhe për dy persona të tjerë, ende të pagjetur. 

Autoritetet italiane nuk kanë konfirmuar ende identitetin e të gjeturve gjatë pasdites së sotme. 

Gjashtë persona janë raportuar të zhdukur herët të hënën, kur super jahti me flamur britanik, në të cilin ndodheshin edhe disa sipërmarrës të njohur, u përmbyt për shkak të një stuhie në brigjet e Sicilisë.