Botë

Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Kherson të Ukrainës

Ukrianë

Foto: AP

Gjashtë persona janë vrarë kur forcat ruse e kanë sulmuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson të martën, kanë thënë autoritetet ukrainase.

Gjashtë njerëz të tjerë janë plagosur nga një sulm me artileri në një stacion të autobusit, kanë thënë prokurorët në një deklaratë.

Sipas guvernatorit të Khersonit, Oleksandr Prokudin, sulmi gjithashtu ka goditur një treg në qendër, teksa banorët kanë qenë duke blerë produkte.

Rusia ka mohuar se i shënjestron civilët, por ka goditur rregullisht qytete dhe fshatra prapa vijës së frontit gjatë pushtimit të saj 2-vjeçar e gjysmë të Ukrainës, raporton Reuters.