Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në bordin e një avioni të vogël, si pasojë e rrëzimit dhe djegies së tij në një fushë pranë një aeroporti afër Los Angelesit të shtunën, raportoi të dielën Reuters.
Siç kanë bërë të ditur autoritetet lokale avioni – aeroplan biznesi – po udhëtonte nga Las Vegasi dhe u rrëzua rreth 85 milje në jug të Los Angelesit rreth orës 4:15 të mëngjesit.
Aeroplani në pronësi private u rrëzua 500 metra larg pistës në aeroportin e vogël, pasi kushtet atmosferike nuk ishin të duhura për ulje në aeroport.
Vetëm ditë më parë, më 4 korrik, një avion i vogël me katër pasagjerë u rrëzua pranë të njëjtit aeroport, duke lënë të vdekur pilotin dhe duke lënduar tre të mitur.