Botë

Gjashtë të plagosur nga të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës

Të shtëna në Universitetin Shtetëror të Floridës

Të paktën gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat që ndodhën në Universitetin Shtetëror të Floridës në Tallahassee, raportoi të enjten BBC-ja.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. 

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar për të shtënat në ndërtesën e Unionit Studentor të universitetit të enjten, sipas CBS News.

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se është informuar për incidentin në fillim të një takimi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë " turp e gjë të tmerrshme".

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka hënë se autoritetet po përgjigjen në mënyrë aktive. 

Një nga viktimat e dërguara në spital është në gjendje kritike, sipas institucionit të kujdesit shëndetësor Memorial Tallahassee, ndërsa pesë të tjerët në gjendje të rëndë.

Dy të vrarë nga të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës

1 d. më parë / 17 pri 2025 22:58
Foto: USA Today

Foto: USA Today

Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave në Universitetin Shtetëror të Floridës, raportoi të enjten CNN-i.

Kështu është bërë e ditur nga shefi i Policisë në këtë rajon, Jason Trumbower.

Ai ka thënë se viktimat nuk kanë qenë studentë të universitetit. 

Sipas tij, edhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar pasi janë plagosur.

“Gjithashtu edhe personi që dyshohet se ka shtënë me armë, është dërguar në spital”, ka shtuar Trumbower.