Gazetari amerikan, Austin Tice, besohet të jetë ende gjallë, sipas kreut të një grupi ndërkombëtar të ndihmës.
Nizar Zakka, i cili drejton organizatën “Hostage Aid Worldwide”, ka thënë se nuk ka pasur kurrë ndonjë provë që Tice, i cili është zhdukur që nga viti 2012, ka vdekur, raporton AP.
Zakka u ka gazetarëve në Damask të martën se Tice ishte gjallë në janar dhe mbahej nga autoritetet e presidentit të rrëzuar sirian, Bashar Assad.
"Të gjitha informacionet, madje edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, përmendin vazhdimisht se Austin është gjallë dhe mbahet nga regjimi", ka deklaruar ai.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka deklaruar dy javë më parë se qeveria amerikane beson se Tice, i cili u zhduk 12 vjet më parë pranë kryeqytetit sirian, është gjallë dhe se Washingtoni është i përkushtuar ta kthejë atë në shtëpi pas rrëzimit të Bashar al-Assadit nga pushteti në Damask.
Tice, i cili është nga Hjustoni, ka artikuj të botuar nga The Washington Post, gazetat McClatchy dhe media të tjera.
Në një video të publikuar disa javë pasi Tice është zhdukur, ai është para me sy të mbyllur dhe duke u mbajtur nga njerëz të armatosur. Që atëherë nuk është dëgjuar më për të. Siria e ka mohuar publikisht se e ka mbajtur atë.
Familja Sadaka, e cila ndihmoi në lirimin e të burgosurit amerikan Travis Timmerman në Siri, ishte gjithashtu e pranishme në konferencë dhe mori një certifikatë mirënjohjeje nga organizata.