Botë

Gafa e Bidenit – E quan Zelenskyn "Putin" e Harrisin "Trump"

Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një gafë në samitin e NATO-s duke iu referuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si “presidenti Putin”. 

Këtu nuk përfundoi. Po ashtu, në konferencë ai bëri një gafë tjetër, pasi gabimisht iu referua Trumpit si “zëvendëspresident” i tij.

Bideni është përcjellë me shumë vëmendje gjatë samitit për shkak të shqetësimeve për moshën e tij dhe kapacitetin për ta marrë edhe një mandat si president. 

Megjithatë, gabimin e tij ka qenë i shpejtë për ta përmirësuar. 

“Jam aq i fokusuar që ta mposhtim Putinin”, është arsyetuar ai kur e ka thirrur Zelenskyn të flasë.