Botë

G7 zotohet të bashkojë luftën kundër krimeve kibernetike

Ministrat e financave të vendeve anëtare të G7-s, u zotuan sot në takimin që zhvilluan në Bari të Italisë, se do të bashkojnë përpjekjet e tyre në luftën kundër krimeve kibernetike.

Ministrat theksuan se incidentet kibernetike paraqesin një kërcënim në rritje për ekonomitë e tyre dhe kjo çështje duhet të jetë prioritet, përcjell ksp.

Bota është duke u përballur me kërcënimet në rritje nga krimet kibernetike, si në ekonomi, shëndetësi dhe siguri.