Botë

Fushatat në SHBA hyn në javën e fundit, Trumpi u përgjigjet kritikave se është fashist

Donald Trump, Kamala Harris

Foto: Associated Press

Fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA ka hyrë në javën e fundit, teksa sondazhet po tregojnë çdo herë e më shumë për një garë shumë të ngushtë midis kandidates demokrate, Kamala Harris dhe atij republikan, Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë. 

Trumpi së fundmi u është përgjigjur kritikave se ai është një “fashist” për shkak të deklaratave që pretendohet se i ka bërë në të kaluarën, duke thënë se “Hitleri kishte bërë gjëra të mira”. 

Ai u ka thënë votuesve në Atlanta se është “e kundërta e nazizmit”. Të martën ai do të mbajë një konferencë për media në villën e tij në Mar-a-Lago, ku pritet të përballet me pyetje në lidhje me deklaratat kundër Porto Rikos në një tubim të tij në New York të hënën. Ndërkohë, një sondazh i ri ka gjetur se mbështetja e Donald Trumpit në mesin e burrave afro-amerikanë ka rënë që nga muaji gusht, teksa e Kamala Harrisit është rritur.

Sipas sondazhit të ri të NAACP, i kryer midis 11-17 tetorit, 21% e burrave afro-amerikanë nën 50 vjeç thanë se do të votonin për ish-presidentin, nga 27% në gusht. 

Mbështetja për Harrisin në mesin e këtij grupi u rrit nga 51% në 59% gjatë të njëjtit hark kohor, sipas sondazhit.