Botë

Fushata e Trumpit thotë se mesazhet e brendshme i janë hakuar nga Irani

Donald Trump

Donald Trump

Foto: Associated Press

Ekipi i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se disa komunikime të brendshme i janë hakuar dhe ka sugjeruar se Irani qëndron prapa, njofton “BBC”. 

Uebfaqja “Politico” ka raportuar të shtunën se ka pranuar me email dokumentet e fushatës së Trumpit, përfshirë hetimet e brendshme të kryera për kandidatin e Trumpit prë zëvendëspresident senatorin JD Vance. 

“Këto dokumente janë marrë ilegalisht nga burime të huaja armiqësore ndaj SHBA-së, që kanë syim të ndërhyjnë në zgjedhjet e vitit 2024”, ka thënë një zëdhënës i fushatës së Trumpit. 

"Politico" ka thënë se e ka konfirmuar autenticitetin e dokumenteve. 

Fushata nuk ka dhënë më tepër detaje apo dëshmi që lidh rrjedhjen e dokumenteve me hakerët iranianë apo qeverinë e Iranit. 

Microsoft të shtunën publikoi një raport që thoshte se hakerët iranianë kanë shënjestruar fushatën e një kandidati presidencial të SHBA-së qysh në qershor.