Botë

Funti bie në nivelin më të ulët në më shumë se një vit, normat e interesit rriten

Funti

Vlera e Funtit ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një vit, derisa normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur në niveli rekord për 16 vjet, raporton BBC. 

Ekonomistët paralajmërojnë se rritja e normave të interesit mund të shkaktojë rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve qeveritare derisa qeveria mundohet të mos marrë hua për shpenzime të përditshme.    

Në përgjigje të pyetjes urgjente në Dhomën e ulët të përfaqësuesve, Ministri i Thesarit Darren Jones, ka theksuar se “nuk ka nevojë për intervenim urgjent” në tregun financiar.

“Tregjet po vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe lëvizjet në interesin e huave të qeverisë ishin shtyrë nga disa faktorë të gjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, ka shtuar ai. 

Jones ka deklaruar se është normale që çmimet të ndryshojnë “kur ka lëvizje më të mëdha në tregjet globale financiare, duke përfshirë edhe përgjigjet ndaj të dhënave ekonomike” dhe se vendimi i qeverisë që të merret hua vetëm për investime ishte “i panegociushëm”. 

Funti ra për 0.9%. Të mërkurën një funt kapi vlerën e 1.2 dollarëve amerikanë dhe interesi i huas u rrit më shumë. 

Qeveria zakonisht shpenzon më shumë sesa mbledh nga taksat. Për të mbuluar hendekut merr para hua, por ajo duhet të paguhet – me interes. Një nga mënyrat se si qeveria merr hua është përmes shitjes së letrave me vlerë. 

Mohamed El-Erian, këshilltar kryesor ekonomik në kompania e menaxhimit të aseteve “Allianz” ka theksuar se “nëse kjo vazhdon, ne do të shohim ose rritje në taksa ose uljen e shpenzimeve edhe më shumë – dhe do të ndikojë te të gjithë”, raportoi BBC.

Qeveria ka deklaruar se nuk do të publikojë detajet e shpenzimeve ose taksave para njoftimit zyrtar në mars. 

Në fund të vitit të kaluar, të dhënat e rishikuara treguan se ekonomia nuk kishte pasur rritje në mes të korrikut dhe shtatorit.

Në dhjetor, Banka e Anglisë deklaroi se ekonomia, ka performuar më keq sesa e ishte pritur në tre muajt e fundit të vitit 2024.