Botë

Frikë nga një luftë e shkallës së plotë mes Izraelit e Hezbollahut

Sulm ne Golan

Foto: Associated Press

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se “Hezbollahu do të paguajë çmim të rëndë, të cillë që nuk e ka paguar deri më tash”, raporton “BBC”. 

Netanyahu ka folur me liderin e grupit fetar arabofolës Druze, një grup etnik në Izrael. Komentet e tij erdhën një ditë pasi që 12 fëmijë e adoloshentë u vranë në një sulm me raketa në një fushë të futbollit në Rrafshnaltat Golan të shtunën. 

Izraeli ka fajësuar grupin militant libanez Hezbollah për këtë sulm, ndërsa Hezbollahu ka mohuar përfshirjen. 

Në reagim Izraeli ka kryer sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban të dielën. 

E Irani ka paralajmëruar pasoja të paparashikuara pas sulmeve izraelite në Liban. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Nasser Kanani, ka thënë se çdo “aventurë e re ushtarake” në Liban nga Izraeli, mund të dërgojë te një “jostabilitet i gjerë, pasiguri dhe luftë në rajon”. 

Ai ka paralajmëruar për “pasoja të paparapara” pasi Izraeli goditi caqet e Hezbollahut.


Izraeli godet disa caqe të Hezbollahut pas sulmit në fushën e futbollit ku u vranë 12 fëmijë

Forcat ajrore izraelite kanë njoftuar se ka goditur caqet e Hezbollahut në Liban, pasi 12 fëmijë dhe të rritur janë vrarë kur në një sulm me raketa të shtunën, ndërsa po luanin futboll në Rrafshnaltat Golan, raporton “BBC”. 

Izraeli ka fajësuar grupin militant libanez Hezbollah për sulmin e të shtunës në Majdal Shams, por Hezbollahu ka mohuatr përfshirjen. 

Më herët të dielën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se kanë kryer sulme ajrore kundër shtatë caqeve të Hezbollahut thellë në territorin libanez. Nuk është e qartë nëse ka pasur viktima. 

E Ministrja e Jashtme e Izraelit ka identifikuar emrat e 11 prej 12 fëmijëve të vrarë në sulmin e të shtunës. Fëmijët ishin të moshave nga 10 deri 16 vjeç. 
Izraeli ka thënë se sulmi i të shtunës është kryer me një raketë Falaq-1 të prodhuar nga Irani dhe kishte në të 50 kilogramë eksplozivë.