Botë

FOX News: Irani mund ta sulmojë Izraelin brenda 24 orëve të ardhshme

Haniyeh

Foto: Associated Press

Mediumi amerikan “Fox News” ka raportuar të hënën se Irani dhe satelitët e tij mund ta sulmojnë Izraelin brenda 24 orëve të ardhshme për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në fund të korrikut. 

“Fox News” i është referuar burimeve nga Lindja e Mesme.  Ka disa ditë që po pritet sulmi i Iranit. 

Një burim nga regjimi iranian ka thënë për “Financial Times” se “mund të mos ketë fare sulm, apo mund të ketë sulm sonte”. 

“Pritja për vdekje është më e vështirë sesa vdekja vetë. Irani ka lansuar një luftë psikologjike për të mbajtur ushtrinë e Izraelit, sigurinë dhe aftësitë logjistike në gatishmëri, duke iu mohuar banorëve të territoreve të okupuara ndjenjën e qetësisë”, ka thënë burimi. 

E SHBA-ja ka dërguar nëndetëse në Lindje të Mesme ndërsa tensionet po rriten.